Lajme

Kaçanikasi lëndohet rëndë duke punuar në pyll, dërgohet me urgjencë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 22 July 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kaçanik, ku një person ka pësuar lëndime trupore teksa po punonte në pyll, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se urgjenca ka dalë në vendin e ngjarjes ku i kanë ofruar viktimës ndihmën mjekësore dhe më pas i njëjti është transportuar me autoambulancë për në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Viktima më pas është transferuar në spitalin e Ferizajt, por për shkak të natyrës së lëndimeve është udhëzuar që të dërgohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

-Advertisement-

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim aksidental’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera