Lajme

Kacafytën për pronën, ekspozojnë armët

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 14 August 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj 24 orësh se dje gjatë një mosmarrëveshje për një pronë mes dy familjesh në rrugën Xhemalj Mustafa në Podujevë, janë ekspozuar edhe armët por që fatmirësisht nuk janë përdorur. Policia gjatë bastisjes ka konfiskuar dy armë, një pistoletë me 92 fishekë dhe një AK-47, e cila e kishte të demoluar mekanizmin e goditjes, shkruan Gazeta inFokus.

Pas intervistimit të të dyshuarve prokurori ka dërguar në mbajtje njërin nga të dyshuarit kurse të tjerët i ka liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 12.08.2020 – 22:00.  Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit kishin një mosmarrëveshje me një familje tjetër, gjatë fjalosjes kanë ekspozuar edhe armë kallash, e gjithë ngjarja ka ndodhur lidhur me një pronë. Policia ka konfiskuar një pistoletë prodhim gjerman me 92 fishekë si dhe një AK-47 e cila ishte e demoluar tek mekanizmi i goditjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin e PK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera