Kabineti i Gruevskit ka shpenzuar 38 milionë euro për propaganda dhe fushata
Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 24 Shtator 2017
Gjithsej 38 milionë euro nga Buxheti shtetëror ka shpenzuar Qeveria paraprake për propaganda dhe fushata të transmetuara në mediat elektronike dhe të shtypura në Maqedoni.
Siç kumtoi sot zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, bëhet fjalë për fushatat për fëmijën e tretë, kundër abortit, Hulumtoje Maqedoninë, ditët e idesë, drurit, ushqimit… ndërsa në 38 milionët e konfirmuara deri më tani nuk janë marrë parasysh vitet 2006, 2007 dhe 2016.
Sipas Boshnjakovskit, të paqarta janë kriteret si janë transferuar paratë dhe me siguri shuma është shumë më e madhe duke pasur parasysh se nuk janë llogaritur paratë për fushatat e ministrive të caktuara, por 38 milionë euro e mbulojnë vetëm industrinë mediale të Kabinetit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Më shumë, 23 milionë euro, janë për reklama në mediat elektronike, 15 milionë janë shpenzuar për fushata të disa agjencive të marketingut dhe për shpallje publike në disa media të shtypura, ndërsa 20 mijë euro kanë shkuar për hulumtimin e mendimit publik”, informon Boshnjakovski, duke potencuar se qytetarët vetë e kanë paguar propagandën e cila është bërë ndaj tyre. Qeveria e re, thekson zëdhënësi, më nuk do të lejojë, e as ndonjëherë do të jetë shpallës më i madh marketingu në vend./21Media

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































