Lajme

Kabashi thotë se Qeveria Kurti do mbahet mend për vënien e drynit mediave

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 28 July 2023

Gazetari Bekim Kabashi ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit.

Sipas tij, kjo qeveri do të hyjë në histori si “Qeveri që i vendoste drynin mediave”.

“Asnjë qeveri nuk është e përjetshme. Edhe nëse pas njëzet viteve, një ditë edhe kjo aktualja do të shkojë”, ka shkruar Kabashi në Facebook.

-Advertisement-

“I obsesionuar të hyjë në histori. Por çfarë do të shënojë kjo histori: Qeveri që i vendoste drynin mediave”, ka shkruar drejtori ekzekutiv i portalit Reporteri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera