Lajme

Ka vjedhur dhe falsifikuar dokumentet e një personi, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 09 February 2024

Prokuroria Themelore në Gjakovë, përmes një komunikate për media ka njoftuar se kanë kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej tre muajsh ndaj J.K., i cili dyshohet për vjedhje të rëndë dhe falsifikim të dokumenteve.

Në komunikatë thuhet se J.K., me datë 25.12.2023, në parkingun e një qendre tregtare në Malishevë, i vjedh apra E.K., dhe të njëjtit i thyen xhamin e pasëm të veturës me një mjet të fortë, nga ku merr një çantë në të cilën kishte një kuletë dhe dy letërnjoftime të lëshuara nga shteti i Gjermanisë dhe një të lëshuar nga shteti i Kosovës.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, i pandehuri J.K., me datë 25.12.2023, në parkingun e një qendre tregtare në Malishevë, me thyerje e me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, tjetrit i’a merr pasurinë dhe atë të dëmtuarit E.K., me një mjet thyen xhamin e pasëm të veturës se të dëmtuarit, dhe nga aty merr një çantë ku në të ishte një kulet si dhe dy letërnjoftime të lëshuara nga shteti Gjerman, e një i lëshuar nga shteti i Kosovës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Tutje, prokuroria është shprehur se nga një kohë e panjohur e deri më 07.02.2024, i njëjti me vetëdijë përdor dokumentin e falsifikuar si origjinal, kartën e identitetit dhe patentë shoferin, ku të njëjtat posedojnë të dhënat personale të personit A.M., kurse fotografia e vendosur është e të pandehurit J.K.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera