Rozë

Ka vizituar plot 130 vende të botës, Blendi Fevziu tregon se ku janë vajzat më të bukura

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 28 June 2022

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka vizituar plot 130 vende të botës. Rreth një muaj më parë, ai zbuloi se ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit.

Ndërsa ditën e sotme, Fevziu ka dhënë mendimin e tij lidhur me vajzat e bukura. Sipas gazetarit, femrat e bukura gjenden në vendet e mëdha si SHBA, megjithatë edhe shtete të tjera si Kolumbia apo Venezuela.

“Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

-Advertisement-

Më tej, Fevziu ka përmenduar edhe Shqipërinë. “Shqipëria padyshim që ka. Nuk flet dot për raca. Raca, është ky kombinimi shumë interesant, Kuba ka femra të bukura shumë, gjithë pjesa e Kubës, por lidhet edhe me atmosferën e përgjithshme të tyre”, shtoi gazetari./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera