“Ka thyer tabutë që ky profesion është vetëm i burrave”, kujtohet Burbuqe Berisha
Autori: Gazeta inFokus
14:15 | 29 October 2021
Familjarë, artistë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të institucioneve kanë kujtuar krijimtarinë dhe jetën e regjisores Burbuqe Berisha e cila ndërroi jetë të mërkurën. Një prej femrave të para të diplomuara në regji u kujtua për punën e saj e suksesshme në fushën e artit. Në një mbledhje komemorative të mbajtur këtë të premte në Teatrin Kombëtar u tha se Burbuqe Berisha do të mbahet mend për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën.
Zëvendësministrja e Kulturës, Daulina Osmani derisa ka folur për punën e regjisores.
“Sikur disa filma që përfundimin e kanë moment të papritur, ashtu ndodhi edhe me Buqen tonë. Ajo na la e iku, iku nga ne. Iku në momentin kur po shkonte në punë, punën që e donte aq shumë në Ministrinë e Kulturës Rinisë e Sportit, aty ku bashkohet arti, kultura, teatri e filmi, kjo tregon shumë për të. Buqja jonë mbante një bagazh të hatashëm të veprimtarisë artistike, një prej regjisore tona me të suksesshme, një prej femrave të para të diplomuara në regji, një prej luftëtareve të mëdha për të drejtat e përbashkëta dhe vlerave të shoqërisë tonë. Kontribuuese e denjë drejtë zhvillimit të institucioneve tona të kulturës dhe një prej shtyrësve e zhvillimit dhe edukimit të pedagogjisë. Veprimtaria e saj është shumë e vështirët të përfshihet në një fjalë rasti”, ka thënë ajo.
Regjisorja Zana Hoxha, ka thënë se Buqja ka thyer tabutë e kohës duke dëshmuar se regjia nuk është profesion i burrave.
“Me durimin dhe këmbëngulësinë e saj na ka mundësuar që ne të realizojmë veprat tona. Nuk besoj që do të ishte e mundshme që ne shumica prej regjisoreve në veçanti gra të jemi këtu ku jemi sot, po mos të kishte qenë Buqja. Atë e kemi pa si personin që ja ka dalë, që i ka thyer tabutë që ky profesion është vetëm i burrave, ka thyer tabutë e kohës që regjia jo vetëm të shihet si një profesion gati i pa arritshëm por të vije në një pike ku sot të dominohet nga gratë”, tha ajo.
Ndërsa motra e regjisores, Trëndelina Berisha ka thënë se ndjehet e lumtur që Buqja ishte motra e saj ku edhe shoti se ajo e ka përmbushur misionin e saj për familjen dhe shtetin.
Ajo ka ndarë më të pranishmit disa nga momentet e fundit me Buqen.
“Ajo e ka ditur fundin e saj, kam përmend edhe dje, ju ka frikësuar shkallëve të ministrisë dhe e ka përmend të dielën gati dy jave, tha po u frikësohem shkallëve të ministrisë sepse e kam një shtrëngim në gjoks e nuk e di mos po mbesë, e unë aspak nuk e kam marrë serioze, e kam marrë që ka problem me shpindë dhe me qafë sepse rrinte shumë gjatë në kompjuter duke punuar dhe me të vërtetë e kish ditë ku e ka fundin”, ka thënë ajo[…]Natën e fundit ka qenë aq e lumtur, ka qenë në ministri deri vonë, ka folë me Sadetin kanë bërë hajgare në telefon, kish folë edhe me Anisën më vonë, edhe folëm diçka për disa obligime familjare dhe më tha unë nuk kam më kohë, dhe as e mërzitur as hiç, unë tha nuk kam kohë, e enjte, e premte, e shtunë, e diele koncerti nuk kam më kohë, në asnjë moment nuk meendova negativisht, nuk e mendova që po thotë se nuk ka më kohë me jetu, e tha në mënyrë të qartë, shumë në mënyrë të fort, me disponim por nuk kam më tha unë kohë, asaj ja ka nisë zemra”, ka thënë ajo.
Ajo ka falënderuar kolegët dhe bashkëpunëtorët e Burbuqe Berishës me të cilët ajo ka punuar prej fillimit të karrierës së saj.
Regjisorja Burbuqe Berisha ka ndërruar jetë dy ditë me parë në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Tërë jetën e saj Buqja ja ka kushtuar artit dhe kulturës, në dy dekadat e fundit ka qenë udhëheqëse e institucioneve kulturore të nivelit nacional si drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe si anëtare e këshillit drejtues të këtij institucioni.

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...




























