Lajme

Ka të lënduar nga aksidenti te Katedralja, bllokohet komunikacioni

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 21 November 2020

Minuta më parë ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të Prishtinës, saktësisht të Katedralja.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura ndërsa si pasojë është lënduar një person ku edhe është bllokuar komunikacioni.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës ku thonë se njësia policore e trafikut do ta trajtojë rastin.

-Advertisement-

“Në ora 17:42, policia është njoftuar për një aksident trafiku tek katedralja në Prishtinë. Të përfshira në këtë aksident janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Njësia policore e trafikut do ta trajtojë rastin”, thuhet në përgjigjjen e PK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera