Lajme

“Ka shumë punëtorë mbi tokë, për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka” – Kurti pasi qeveria ndau 4 milionë për pagat e minatorëve

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 14 August 2024

Katër milionë për pagat e minatorëve, Kurti lëshon një thumb: Ka shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka njoftuar se do të ndahen 4 milionë euro për pagat e punëtorëve të ndërmarrjes Trepça.

Ai tha se “duket” që ka shumë punëtorë në krahasim me “xehet e pakta” që nxirren nga nëntoka.

-Advertisement-

“Do të ndajmë 4 milionë euro dedikuar për mbështetjen ndaj Trepçës, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të sigurojë pagat nga xehja e nxjerrë. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera