Rozë

Ka rënë sërish në peshë? Ja si duket Kim Kardashian në fotot e fundit

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 05 September 2022

Nuk kalon një ditë që Kim Kardashian të mos jetë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ylli televiziv është fotografuar në Nobu, në Malibu, ku dallohet se ka rënë sërish në peshë.

Femra më seksi është fotografuar së bashku me filantropisten Laura Arrillaga-Andreessen, ku së bashku shijuan ushqim japonez.

Kujtojmë se Kardashian u nda pak javë më parë nga Pete Davidson dhe është mjaft e shqetësuar për gjendjen e Kanye-s.

-Advertisement-

“Radar Online” shkruan se gjërat po ecnin paksa shumë shpejt për Kim, e cila filloi të takohej me Davidson në fund të vitit 2021. E ndërsa ajo kishte shpresuar të ngadalësonte gjërat për sa i përket romancës së tyre, njujorkezi dyshohet se e trembi atë duke i bërë pyetjen.

“Ai është i shkatërruar. Të gjithë e paralajmëruan se ajo do ta largonte, por ai nuk e dëgjoi”, tha burimi, duke shtuar: “Mos harroni, ky është i njëjti djalë që i propozoi Ariana Grandes pas vetëm disa javësh. Pete nuk mësoi asgjë nga ajo marrëdhënie”.

Me një karrierë të lulëzuar dhe katër fëmijë për t’u kujdesur, ylli televiziv është e përkushtuar të përqendrojë vëmendjen e saj të plotë në familjen e saj, shtoi burimi.

Davidson është i zhgënjyer që planet e tij të supozuara për t’u martuar me Kardashian jo vetëm që dështuan, por me sa duket e shtynë Kim ta braktiste atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera