Ka një arsye pse edhe njerëzit më të zgjuar bien pre e mashtrimeve
Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 19 December 2024
Nuk jeni naiv, psikologjia e manipulimit është shumë reale.
Mashtruesit dhe ata që bëjnë hile kanë ekzistuar gjithmonë, por teknologjia ka bërë që të jetë më e lehtë se kurrë për ta të gjejnë viktima. Në vitin 2024, duket se shumica prej nesh kamë pasur përvoja me mashtrime.
Nëse keni blerë një palë xhinse të bukura nga një reklamë mashtruese në Instagram, jeni mashtruar nga komente të rreme në Amazon apo keni rënë pre e një emaili phishing, ka gjasa që të keni humbur kohë, para dhe besim ndaj të tjerëve.
Sipas Gallup, 15% e njerëzve në SHBA raportojnë se ata ose një anëtar i familjes së tyre ka qenë viktimë e një mashtrimi gjatë vitit të fundit. Ndërsa shpesh mendohet se të moshuarit janë më të cenueshëm, raportet tregojnë se grupmoshat 35-44 vjeç janë më të prirura të bien pre e mashtrimeve, ndërsa të rinjtë 18-24 vjeç humbasin më shumë para. Përveç ndikimit financiar, mashtrimet ekonomike dëmtojnë seriozisht edhe mirëqenien mendore të viktimave.
Faktorët psikologjikë që shfrytëzojnë mashtruesit
1. Besimi dhe autoriteti
Mashtruesit shpesh shtiren si autoritete të besuara ose institucione për të fituar besim. Ata mund të imitojnë gjuhën ose stilet e komunikimit të të njohurve tuaj, duke ju bërë të ndiheni rehat. Një email që duket zyrtar nga banka juaj mund t’ju mashtrojë që të ndani informacion personal.
2. Manipulimi emocional
Mashtruesit shfrytëzojnë frikën dhe emocionet e forta për të ndikuar tek vendimet tuaja. Frika nga ndëshkimi, humbja financiare ose një mundësi që duket “njëherë në jetë” ju bën të veproni shpejt, shpesh pa menduar me kujdes.
3. Paragjykimet
Paragjykimi i konfirmimit: Njerëzit priren të kërkojnë informacion që përputhet me besimet e tyre.
Paragjykimi i optimizmit: Mendojmë se gjërat e këqija nuk do ju na ndodhin atyre.
Paragjykimi i bazuar në autoritetit: Njerëzit kanë më shumë prirje t’u besojnë figurave autoritare.
4. Ndikimi shoqëror
Mashtruesit përdorin norma shoqërore për të krijuar presion. Ata mund të pretendojnë se “të gjithë të tjerët po e bëjnë këtë” ose mund të ofrojnë një nder të vogël për t’ju bërë të ndiheni “të detyruar” të ktheni shërbimin.
Faktorët që na bëjnë më të cenueshëm
Problemet financiare: Njerëzit që janë në vështirësi financiare shpesh shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë, duke e bërë më të lehtë të bien pre e mashtrimeve.
Vetmia dhe izolimi: Personat që ndihen të vetmuar janë më të prirur të besojnë mashtrues që përpiqen të krijojnë lidhje emocionale.
Stresi dhe ankthi: Këto gjendje shpesh dobësojnë aftësinë për të marrë vendime logjike.
Mungesa e njohurive: Ata që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë apo strategjitë e zakonshme të mashtrimeve janë më të ekspozuar ndaj rrezikut.
Si të mbroheni nga mashtrimet:
Informohuni mbi taktikat më të zakonshme të mashtruesve.
Kushtojini vëmendje detajeve dhe mos veproni me nxitim.
Nëse diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta nuk është.
Edukoni veten dhe të tjerët për teknikat që përdorin mashtruesit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lok...
-
Raportohet se një nga viktimat në Gjermani është fëmijë
Anëtari i Këshillit Federal Gjerman, Reiner Haseloff ka reaguar pas sulmi...
-
Mërgimtarët po vijnë, kjo është situata në pikat kufitare
Fundviti po na bashkon me mërgimtarët. Mijëra bashkatdhetarë kanë marr...
-
Publikohet momenti i sụlmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë
Sipas mediave gjermane ka shkuar në 11 numri i të vdekurve pas sulmit ku ...
-
Kush është i dyshuari që shkaktoi tragjedinë në Magdeburg – publikohen pamjet e arrestimit të tij nga policia gjermane
Një veturë është përplasur me një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh ...
-
Osmani reagon pas sụlmit në Magdeburg: Populli i Kosovës qëndron krah atij të Gjermanisë!
Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me ...
-
Sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani, Bild: Të paktën 11 të vdẹkur e 80 të plagosur
BILD raporton duke u thirrur në burime se në sulmin në tregun e Krishtëlindje...
-
Makina u fut mes turmës, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Gjermani, reagon Scholz
Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 80 të tjerë janë plagosur, pas...
-
Hovenier e konfirmon se FBI po e heton sụlmin në Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, ka bërë të ditur se sulmin terro...
-
Fundjavë me mot të ndryshueshëm, paralajmërohen ngrica
Fundjava në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm. Sipas ...
-
Hovenier: Plotësisht e vërtetë se kemi pasur dallime serioze me Qeverinë Kurti
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin...
-
Kurti publikon foto me Ramën: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira edhe e rritin imazhin e kombit shqiptar
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrrimit ...