Kulturë

Ka ndërruar jetë mjeshtri i madh i skenës shqiptare

Autori: Islam Morina 19:41 | 03 June 2021

Ka ndërruar jetë njëri ndër mjeshtrit më të mëdhenj të skenës shqiptare, Pirro Mani, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Pirro Mani i ka dhënë skenës dhe kulturës shqiptare një pasuri të çmuar artistike që do të mbetet në histori si vlerë e shtuar e artit dhe kulturës së kombit.

-Advertisement-

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“⚫️LAMTUMIRË USTA!
Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër.
U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes🙏”, ka shkruar Edi Rama në Facebook/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera