Lajme

“Ka llogaritur gjithçka gabim”, ish-ministri rus: Putini ka dështuar me planin e tij

Autori: Gazeta inFokus 06:51 | 01 April 2022

“Presidenti rus Vladimir Putin gaboi kur urdhëroi pushtimin e Ukrainës. Plani i tij për të dobësuar aleancën e NATO-s përmes pushtimin të vendit fqinj ka dështuar”, thotë ish-ministri i Jashtëm rus Andrei Kozyrev.

Në një intervistë për BBC-në, ai shprehet se Putini llogariti gjithçka gabim.

Kozyrev, që ka pasur detyrën e shefit të financave ruse në vitet ’90 ka kritikuar vazhdimisht presidentin Putin. Rusia po sheh vetëm rënie, sipas tij, sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.

-Advertisement-

Pesë javë nga nisja e agresionit ndaj Ukrainës, forcat ruse janë shumë larg objektivave të fillimit, për të rrëzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe për të detyruar ukrainasit të ulin armët.

Pasojat shkatërruese të luftës janë të dukshme në shumë qytete ukrainase, megjithatë analistët vlerësojnë se Putini vlerësoi gabim forcën e rezistencës ukrainase, fuqinë e ushtrisë së tij dhe reagimin e NATO-s. Rezistenca e tyre gjeti të papërgatitur Rusinë, që e ka të vështirë të hartojë një strategji të re.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera