Lajme

A ka Kosova punëtorë?

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 28 August 2018

Mbi 10 mijë vende të lira pune janë hapur në Kosovë nga janari deri në gusht të këtij viti. Por as gjysma e tyre nuk janë plotësuar, shkruan gazeta inFokus.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i vendeve të lira të punës, të regjistruara nga zyret e punësimit është rreth 10 mijë e 761. Ndërsa, numri i të ndërmjetësuarve në punësim, për periudhën janar – gusht 2018 është rreth 3 mijë e 719 persona, ku prej tyre femra janë 1,406, kurse meshkuj rreth 2,313 persona.

“Në periudhën e njëjtë te vitit të  kaluar (2017) numri i të ndërmjetësuarve ka qenë rreth 3,403 persona, kurse këtë vit është rreth 3,719 persona”, ka treguar për Gazetën inFokus, Musa Demiri, zëdhënës i MPMS-së.

-Advertisement-

Sipas tij, rritja e punësimit,  krahasuar me vitin e kaluar është rreth 9,3 për qind./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera