Rozë

Ka katër fëmijë me Putin/ E dashura e presidentit rus krahason pushtimin e Ukrainës me fitoren mbi nazistët në Luftën e Dytë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 25 April 2022

Alina Kabaeva, besohet gjerësisht se është e dashura e presidentit rus, Vladimir Putin. Gjimnastja olimpike ruse ka dalë së fundmi në publik duke udhëhequr një festival patriotik të gjimnastikës ritmike në Moskë.

38-vjeçarja doli për të udhëhequr “Alina Festival”, i cili është i përvitshëm në VTB Arena të kryeqytetit rus. Në këtë mënyrë ajo hodhi poshtë të gjitha thashethemet se ishte fshehur në Zvicër ose në ndonjë bunker në Siberi.

Kjo shënoi një dalje të rrallë publike për ish-gjimnasten, e cila mendohet se është zonja e të fortit rus dhe nënë e katër fëmijëve të tij, të cilët nuk i ka njohur kurrë zyrtarisht.

-Advertisement-

Ajo u shfaq në skenë së bashku me qindra fëmijë të vegjël në ngjarjen shumë patriotike, që shfaqte një kor ushtarak dhe simbolin famëkeq rus “Z”, i cili është bërë sinonim i luftës në Ukrainë.

Gjithashtu festivali i saj me të njëjtin emër përfshinte disa nga këngët më patriotike të Bashkimit Sovjetik, në një festë të fitores së vendit ndaj nazistëve. Por tema synonte padyshim të rriste mbështetjen për “operacionin ushtarak special” të Putinit në Ukrainë.

Sipas “Daily Mail”, emisioni i plotë do të transmetohet më 8 maj, në prag të një parade të madhe ushtarake të Sheshit të Kuq, që përkujton “Ditën e Fitores”, fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera