Sport

Ka idhull Messin, por talenti shqiptar shkon te Real Madridi (Video)

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 25 March 2019

Olghe Balliu është talenti shqiptar që së fundi i është bërë pjesë e akademisë së Real Madridit. Ai është 13 vjeç dhe ka jetuar në Itali, është djali i një çifti shqiptarësh që kanë emigruar në Itali në vitet 2000 dhe në hapat e tij të parë ka qenë pjesë e ekipit të Cittadella.

145 centimetra por me shumë talent: Kush është Olghe Balliu?

Olghe, është i gjatë 145 centimetra dhe është nën lupën e magjishme të Real Madridit. Ai u bë pjesë në kampin e Realit në vitin 2017 në Torino dhe më pas mori një ftesë për të shkuar në Spanjë, të paguar nga vetë prindërit e tij. Pas provës në Madrid, ai u thërrit sërish nga klubi spanjoll, këtë herë me shpenzime të paguara.

-Advertisement-

“Ne shkuam në Curtarolo, kampin e Real Madrid dhe paguam 200 euro”, thotë Lulzimi, babai i Olghe, “Një trajner pa djalin tim dhe tha se asnjëherë më parë nuk kishte parë një teknikë të tillë tek një 11-vjeçar”. Në atë vit Olghe u zgjodh si lojtari më i mirë i kampit nga 50 fëmijë të tjerë.

“Pasioni për futbollit iu injektua nga burri im”, thotë mami Mimoza, “Që fëmijë në këmbë mbante vetëm topin dhe në moshën 5-vjeçare mund ta mbante deri në 100 herë topin. Ai ka idhull Messin, ka të njëjtin trup si ai, ai shikon vetveten tek ai. Ronaldo është ndryshe, edhe pse Olghe është tifoz i Juventusit. Jemi të lumtur me audicionet në Madrid, por edhe pak të trembur. Ka kaq shumë entuziazëm, por ne duhet të shohim nëse është aty e ardhmja e tij”, shtoi më tej mamaja e Olghes.

Olghe ende nuk mund të firmosë një kontratë sepse rregullat thonë që ai duhet të jetë 16 vjeç. Babai i tij shprehet se janë të lumtur me këtë hap të djalit të tij, por duhet të presin që gjatë këtyre tri viteve çfarë do të ndodhë me sulmuesin e vogël që ka teknikë të jashtëzakonshme.

Olghe u bë i njohur në Itali dhe me gjerë, teksa arriti të mbajë me këmbë për 198 herë një top tenisi. Ai u frymëzua nga i njëjti veprim i Lionel Messit, por shqiptari a doli ta fitojë sfidën me argjentinasin, i cili e mbajti 180 herë, 18 më pak se Olghe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera