Lajme

Ka filluar lufta speciale në mes dy kampeve: Shikojeni këtë video

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 18 May 2017

“Për kë do të votoni me 11 qershor?” – Është kjo pyetja që bëhet në një video që po shpërndahet nëpër rrjete sociale.

Në video, tregohen dy alternativa, që gjoja kosovarët i kanë para zgjedhjes në votimet e përgjithshme të qershorit. Ajo e UCK’së me SHBA’të dhe alternativa e dytë e Rusisë me Yogosllavinë.

Mesazhi i videos lë të kuptohet se bëhet thirrje të votohet koalicioni PDK-AAK-NISMA, më 11 qershor. Fotografitë e kandidatit për kryeministër të këtij koalicioni, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të shoqëruara me simbolin e UCK’së, ndodhen karshi fotografisë së presidentit Amerikan, Donald Trump dhe flamurit të SHBA’ve.

-Advertisement-

Sipas videos të shpërndarë në faqen ‘Blitz’, UCK dhe SHBA’të, në zgjedhje do të përballen me ekspontë ruso-jugosllavë në Kosovë. Koalicioni LDK-AKR, aty paraqitet si marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin. Ndërsa, drejtuesit e koalicionit, Isa Mustafa i LDK’së dhe Behgjet Pacolli i AKR’së prezantohen me flamurin e ish-Jugosllavisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera