Lajme

Ka dhënë dorëheqje kryeministri libanez

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 04 November 2017

Kryeministri libanez, Saad Hariri, ka njoftuar se po largohet nga detyra, duke thënë se ai frikësohet për jetën e tij.

Hariri bëri njoftimin përmes një fjalimi televiziv nga Arabia Saudite, ku ai është aktualisht për vizitë.

Në fjalimin e tij, Hariri tha se gjendja në Liban është e njëjtë me periudhën kur babai i tij, kryeministri i ndjerë Rafik Hariri ishte vrarë në vitin 2005.

-Advertisement-

Al-Arabiya, transmetues në Arabinë Saudite, duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi se një përpjekje për të vrarë atë, u pengua në Bejrut disa ditë më parë.

Hariri, një aleat sunni dhe aleat besnik i Arabisë Saudite, akuzoi grupin libanez të Hizballahut dhe Iranin për nxitjen e trazirave në rajonin arab.

“Hizballahu është krahu i Iranit, jo vetëm në Liban, por në vende të tjera arabe,” tha ai në fjalimin e transmetuar në Al-Arabiya.

Hariri u emërua kryeministër në fund të vitit 2016 dhe kryesoi një kabinet kombëtar prej 30 anëtarësh, që përfshinte militantin shiit Hizballah.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera