Lajme

Ka afrim të pozicioneve për koalicionin PAN- AKR?

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 29 June 2017

Koalicioni PAN që doli si grupacioni politik më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit, me 34 për qind të votave, vazhdimisht po deklarohet se i kanë siguruar votat për formimin e qeverisë, dhe Ramush Haradinaj tha se kjo do të ndodhë brenda javës së ardhshme.

Gazeta Metro, mëson se PAN është në negociata me AKR’në e Behgjet Pacollit, e cila sipas rezultateve përfundimtare të KQZ’së të publikuara sot, ka marrë katër deputetë.

Pacolli, i cili edhe pse me numër shumë të vogël të deputetëve, mësohet se po kërkon postet kyçe të qeverisë, duke përfshirë këtu Ministrinë e Jashtme dhe ministritë kryesore që përfshinë resorët ekonomik, si Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ajo e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e edhe postin e zv. Kryeministrit.

-Advertisement-

Lideri i AKR’së për vete po e kërkon postin e ministrit të Jashtëm, gjë për të cilën ka kundërshtim nga PDK. Në anën tjetër, problemi tjetër, është edhe heqja dorë e Pacollit nga posti i deputetit dhe kalimi i tij në Qeveri. Kjo do të bënte, që vendin e tij në Kuvend ta zinte Naser Osmani i LDK’së, duke e lënë AKR’në me vetëm tre deputetë, duke ndikuar edhe më shumë në brishtësinë e koalicionit qeverisës, i cili do të jetë i varur shumë nga votat e minoriteteve, në veçanti të Listës Serbe.

Nëse Haradinaj bëhet Kryeministër, një deputet do ta humbte edhe AAK, por mandati do të mbetej brenda koalicionit, pasi deputet në atë rast do të bëhej Nait Hasani nga PDK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera