Rozë

I ka 48 vjet, por duket si 20 – Jennifer Lopez duket më bukur se kurrë në fushatën e fundit reklamuese

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 05 April 2018

Jennifer Lopez nuk po tregon shenja se po shkon duke u moshuar

Bukuroshja 48 vjeçare vazhdon të shfaqet tejet atraktive dhe bukur në sesionin e fundit të realizuar për brendin e njohur të kozmetikës Inglot.

-Advertisement-

Aktorja dhe këngëtarja së fundmi ka filluar një kampanjë të një brendi kozmetik.

Ajo në të kuqe, me flokë të kapur e makijazh të thjeshtë tregon se pse është një prej femrave më atraktive në botë, një epitet që e gëzon kaherë.

Jennifer Lopez me këtë imazh është cilësuar sërish si një mbretëreshë e bukurisë.

J-Lo së fundmi ka vazhduar të jetë prezente në episodet e American Idol, një shou i të cilit ajo është edhe fytyrë.

Nga ana tjetër “Shades of Blue” nga Jennifer pritet të mbarojë pas sezonit të tretë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera