Rozë

Ka 48 vite por Jennifer më në formë se kurrë!

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 06 February 2018

Jennifer vazhdon me të njëjtin avaz. Poza të nxehta, rroba të ngushta e trup fantastik!

Po plakjen e ka parë kush, apo mos vallë këngëtarja ka gjetur sekretin e rinisë së përjetshme? E kemi thënë shume herë që ajo ka një trup për t’u pasur zili, por si mund të mos i komentosh fotot e fundit të saj?

Këngëtarja dhe aktorja, ka pozuar së fundmi për markën e veshjeve “Guess” dhe duket që ç’të themi! 48-vjeçarja shihet e veshur me rroba të ngushta, që i tregojnë format trupore fantastike që i rezistojnë viteve.

-Advertisement-

Më herët këngëtarja ka reaguar edhe ndaj skandaleve të abuzimeve seksuale që kanë pushtuar Hollywood-in.

“Pozicioni im në këtë çështje është i qartë. Unë jam kundër çdo akt apo veprimi abuzues, tallës, seksist apo të dhunshëm në çdo lloj fushe. Jam totalisht e zhgënjyer nga çdokush që kryen akte të tilla”, tha ajo.

Kujtojmë se Jennifer Lopez projektin e fundit që ka lansuar është para pak ditësh ‘US’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera