Lajme

Ka 10 vite që çmimi i të dytit, kur tërhiqet i pari nuk vlenë

Autori: Islam Morina 21:17 | 19 October 2020

I pyetur se a ekzistojnë raste kur me marrëveshje tërhiqet ofertuesi  i parë dhe asetin e merr i dyti me çmim më të lirë, Tolaj në emisionin “Ekonomia n’Fokus”, ka thënë se tash e 10 vite një rregull e tillë nuk ekziston, shkruan Gazeta inFokus.

“Edhe kjo është një legjendë publike se kur tërhiqet i pari e merr i dyti me çmimin më të lirë, tash e 10 vite nuk ndodhë më kjo. Ajo që ndodhë është se kur tërhiqet i pari, pra fituesi i përkohshëm, mundësia e blerjes i kalon të dytit, por me çmimin që e ka ofertuar i pari dhe të parit i konfiskohet depozita fillestare dhe kështu vazhdon deri te ofertuesi i tretë. Ajo legjenda se kur tërhiqet i pari e merr ofertuesi i dytë me çmim më të lirë nuk ekziston”, ka thënë Tolaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera