Sport

Juventusit i largohet ky futbollisti, po transferohet te gjiganti evropian (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 28 August 2017

Galatasaray, thuhet se ka ngritur ofertën e tyre për futbollistin e Juventusin, Kwadwo Asamoah, në 10 milionë euro.

Ganezi u la jashtë skuadrës së Massimiliano Allegrit në fitoren e fundjavës kundër Genoa, duke sugjeruar se një lëvizje në Turqi ishte afër,transmeton ORAinfo.

Besohet se bardhezinjtë janë shumë afër nënshkrimit të Benedikt Howedes nga Schalke 04 dhe ‘Corriere dello Sport’ beson se arritja e gjermanit është çelësi për çdo marrëveshje për Asamoah.

-Advertisement-

Howedes, është i aftë të luajë si në pjesën e majtë ashtu edhe në qendër, kështu që do të siguronte siguri në dy pozicione.

Vetëm atëherë, Juventusi do ta lërë Asamonë të largohet, dhe gazeta beson se skuadra turke kanë ngritur ofertën e tyre në € 10 milion, një shifër që përfshin shpërblime, për të arritur marrëveshjen.

Juventusi, do të presë deri nesër përpara se të vendosë për ofertën, por kjo është thjesht për të siguruar që Howedes po arrin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera