Sport

Juventusi vihet pas talentit të Valencias

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 19 October 2019

Talenti i Valencias, Ferran Torres ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Juventus të cilët e ndoqën nga afër në sfidën e fundit që ai zhvilloi me përfaqësuesen U-21 të Spanjës.

Torres pëlqehet prej kohësh nga Barcelona e Real Madrid, por së fundmi janë edhe kampionët e Italisë ata të cilët dëshirojnë ta transferojnë 19-vjecarin në Torino.

I vetmi problem për drejtorin sportiv të Juventusit për të afruar sulmuesin anësor, është pikërisht klauzola që ai ka në kontratën me Valencian, plot 100 milionë euro.

-Advertisement-

Një shumë e tillë vështirë se do të pranojë ta paguajë drejtuesit bardhezi, megjithatë mes palëve pritet të ketë bisedime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera