Sport

Juventusi trondit Liverpoolin për Emre Can

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 30 August 2017

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Emre Can, e konfirmon Marotta.

Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se ata do ta monitorojnë situatën e Emre Can nëse do të rinovojë kontratën me Liverpoolin.

Reprezentuesi gjerman ka kontratë me Liverpoolin vetëm deri në qershor të vitit 2018 dhe deri më tani nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me klubin anglez për rinovimin e saj.

“Emre Can është lojtar i shkëlqyer. Nuk e di nëse do të rinovojë, por ne do të qëndrojmë gati dhe do ta përcjellim”, tha Marotta për “Calciomercato.com”.

-Advertisement-

“Zonja e Vjetër” tashmë ka bërë të ditur se janë të gatshëm t’i nisin bisedimet në janar, pasi Can do të jetë i lirë gjatë verës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera