Sport

Juventusi shpallet kampion i Serie A për të tetin vit radhazi

Autori: Gazeta inFokus 20:38 | 20 April 2019

Juventusi e mposhti Fiorentinen me rezultat 2-1, dhe e ka siguruar titullin kampion në Serie A edhe matematikisht, shkruan Gazeta inFokus.

Zonja e Vjetër ka vazhduar dominimin total në Itali, duke e fituar titullin e tetë radhazi dhe të 35-in në histori të klubit.

Fiorentino kaloi fillimisht në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes përmes golit të shënuar nga Nikola Milenkovic. Megjithatë, goli i Alex Sandrot dhe autogoli i German Pezzellas ia siguruan fitoren në këtë ndeshje Juventusit.

-Advertisement-

Kjo do të jetë medalja e parë e artë e Serisë A për Cristiano Ronaldon, i cili ishte vendimtar në autogolin e Pezzellas. Kjo ndeshje kaq e rëndësishme ishte e 800-ta në karrierën e Ronaldos me klubet e futbollit si profesionist. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera