Sport

Juventusi publikon listën e lojtarëve të ftuar para ndeshjes me Veronën

Autori: Gazeta inFokus 18:49 | 26 February 2021

Juventusi nesër është mysafir i Veronës, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë ditës së sotme trajneri i Juves, Andrea Pirlo, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ballafaqim.

‘Zonja e Vjetër’ do të futet në këtë përballje me mungesa të mëdha.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për Paolo Dybalan, Alvaro Morata, Chiellini, Cuadrado, Danilo, Bonuçi dhe Arthur.

Ndeshja mes Veronës dhe Juventusit zhvillohet të shtunën, me fillim nga ora 20:45.

Lista e lojtarëve:

Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtës: de Ligt, Alex Sandro, Demiral, Di Pardo, Dragustin, Frabotta, Capellini

Mesfushorë: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Peeters

Sulmues: Ronaldo, Rafia, Marques, Ake./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera