Sport

Juventusi mposhtë Napolin dhe fiton Superkupën e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 20 January 2021

Juventusi e ka fituar Superkupën e Italisë për vitin 2021, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ e ka mposhtur Napolin në finale me rezultat 2-0.

Në takimin e zhvilluar në ‘Mapei Stadium – Città del Tricolore’, golat për skuadrën nga Torino i realizuan Cristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata

-Advertisement-

Ylli portugez realizoi në minutën e 64’ të ndeshjes, kurse sulmuesi spanjoll në minutën e 96’.

Me golin e shënuar sonte, Ronaldo, ka shkuar në kuotën e 760 golave në karrierë, që asnjë futbollist tjetër nuk e ka arritur në botë.

Ky është trofeu i 9-të i Juventusit në Superkupën e Italisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera