Sport

Juventusi merr vendim për Ronaldon

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 25 May 2019

Kampionët e Juventusit të dielën në orën 18:30 luajnë në transfertë kundër Sampdorias në ‘Luigi Ferraris’.

Trajneri Massimiliano Allegri, ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen kundër Sampdorias.

“Ai nuk do të jetë atje, ai duhet të pushojë për ekipin kombëtar, dhe është e drejtë që edhe të tjerët të luajnë”, ka deklaruar Allegri në konferencë për shtyp.

-Advertisement-

Me mungesën ndaj Sampdorias, Ronaldo e mbyll sezonin e parë në Serie A në fanellën e Juventusit me 21 gola të shënuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera