Sport

Juventusi me mungesa ndaj Barcelonës, pas Ronaldos mungon edhe Bonucci

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 26 October 2020

Juventusi dhe Barcelona do të takohen të mërkuren në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ do të zbres në fushë me mungesën e yllit portugez, Cristiano Ronlado, i cili është infektuar me koronavirus.

Ronaldo edhe pas testimit të dytë ka rezulutuar pozitiv, duke bërë kështu të qartë që gjasat për t’u inkuadruar në fushë janë minimale.

-Advertisement-

Kurse tani, përveç 35 vjeçarit, ne radhët e Juves pritet të mungoj edhe Bonucci.

Mbrojtësi italian ka pësuar një lëndim në sfidën e djeshme ndaj Veronës.

Pas ekzaminimeve të kryera nuk është raportuar për ndonjë lëndim serioz, gjithsesi nuk dihet nëse Bonucci do të jetë i gatshëm për përballjen me Barcelonën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera