Sport

Juventusi me mund të madh mposhtë Sassuolon

Autori: Gazeta inFokus 22:57 | 10 January 2021

Juventusi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme ndaj Sassuolos në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ ka triumfuar me rezultat 3-1, në sfidën e vlefshme për xhiron e 17-të në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ golat për vendasit i realizuan Danilo (51’), Aaron Ramsey (82’) dhe Cristiano Ronaldo (90+2’), ndërsa golin e vetëm për mysafiret e shënoi Gregoire Defrel (59’).

-Advertisement-

Sassuolo që nga minuta e 45’ luajti më një lojtar me pak në fushë, pasi Pedro Obiang u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Pas kësaj fitoreje Juventusi renditet i katërti me 33 pikë, kurse Sassuolo mbetet e shtata me 29./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera