Sport

Juventusi mbetet pa fitore në Serie A, kësaj radhe barazon me Milanin

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 19 September 2021

Skuadra e Juventusit nuk po arrinë ta gjejë fitoren në sezonin e ri në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ ka luajtur baras 1-1 me Milanin, në takimin e vlefshëm për xhiron e katërt në Serie A.

Në duelin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’, Juventusi e nisi furishëm ndeshjen, pasi kaloi në avantazh në minutën e 4’.

-Advertisement-

Ishte Alvaro Morata, ai i cili shënoi një parabolë fantastike për rezultatin 1-0.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për ‘biankonerët’, kurse në 45 minutat e dytë Milani arriti ta barazonte rezultatin 1-1.

Ante Rebic në minutën e 76’ realizoi me kokë për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Juventusi mbetet i 18-ti me vetëm dy pikë, kurse Milani zbret në pozitën e dytë me 10 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera