Sport

Juventusi konfirmon një rast pozitiv me koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 01 March 2021

Juventusi ka njoftuar se një anëtar i klubit është infektuar me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

‘Zonja e Vjetër’ ka bërë të ditur se i infektuari nuk është futbollist, por nuk ka zbuluar identitetin e tij.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli një rezultat pozitiv Covid-19 nga një anëtar (jo-lojtar) i grupit të ekipit i cili u vendos në izolim.

-Advertisement-

Klubi është në kontakt me autoritetet përkatëse shëndetësore për përcaktimin e një zbatimi efektiv të protokolleve të kërkuara për të lejuar aktivitetet e trajnimit dhe konkurrencës të Grupit të Ekipit”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Ndeshjen e radhës biankonerët e luajnë nesër mbrëma në shtëpi ndaj Spezias, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera