Sport

Juventusi me komunikatë zyrtare për De Sciglion (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 13 September 2017

Lëndimi i Mattia De Sciglios nuk është shumë serioz.

Juventusi ka konfirmuar se lëndimi i Mattia De Sciglios nuk është serioz, të cilin e pësoi në humbjen 3:0 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi italian shfaqi disa probleme në fund të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga Stefano Sturaro, por juve ka përjashtuar dëmtimin serioz në kyçin e këmbës.

“Sot, Mattia De Sciglio iu nënshtrua testeve mjekësore në “Jmedical”, të cilët kanë përjashtuar praninë e lezioneve të rënda në zonën e traumatizuar”.

-Advertisement-

“Megjithatë, duke pasur parasysh shkurtësinë e kohës së kaluar në dëmtim, përveç monitorimit të përditshëm klinik, do të nevojiten kontrolle shtesë mjekësore në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Juventusit. /Gazeta Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera