Sport

Juventusi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 27 January 2021

Juventusi e ka mposhtur Spalin me rezultat 4-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium, golat për Zonjën e Vjetër’ i realizuan Alvaro Morata (16’), Gianluca Frabotta (33’), Dejan Kulusevski (78’) dhe Federico Chiesa (94’).

Pas këtij triumfi, Juventusi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të takohet me Interin.

-Advertisement-

Gjysmëfinalja ndërmjet Interit dhe Juventusit do të zhvillohet me 10 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera