Sport

Juventusi fiton edhe pa Ronaldon (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 16 February 2020

Juventuesi është rikthyer te fitorja në Serie A, teksa ka mposhtur Brescian me rezultat 2-0, në duelin e javës së 24-të, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ në Torino, ‘Zonja e Vjetër’ arkëtoi pikët e plota edhe pa Cristiano Ronaldon, i cili mungoi për shkaqe personale.

Golat për biankonerët i realizuan Paulo Dybala në minutën e 38’ dhe Juan Cuadrado në të 75’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Juventusi vazhdon kryesimin në Serie A me 57-të pikë, tri me shumë së Interi që renditet i dyti, por ‘Zikaltërit’ kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Brescia mbetet e 19-ta me 16-të pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera