Sport

Juventusi e shet Khediran këtë verë

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 22 July 2019

Konkurrenca e fortë dhe përforcimet që i ka bërë Juventusi këtë verë bëjnë që Sami Khedira të mos ketë vend më tek kampioni italian

Eksperienca e Sami Khediras në Juventus do të marrë fund këtë verë, shkruan Gazeta Expresss.

Mesfushori gjerman nuk ka shkuar me pjesën tjetër të skuadrës për turneun e Azisë, që nënkupton se ai nuk është në plan të trajnerit Maurizio Sarri.

-Advertisement-

Sipas “goal.com”, deri sot nuk ka arritur ndonjë ofertë zyrtare për ish-mesfushorin e Real Madridit, i cili ka mundësi të rikthehet në Gjermani, por të transferohet edhe në Turqi.

Në ditët në vazhdim, megjithatë, është në plan një takim në mes të përfaqësuesve të lojtarit dhe të drejtuesve të Juventusit për të diskutuar rreth ndarjes, e cila duket të jetë e pashmangshme këtë verë.

Konkurrenca e fortë dhe përforcimet që i ka bërë Juventusi këtë verë bëjnë që Khedira të mos ketë vend më tek kampioni italian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera