Sport

Juventusi e ka siguruar përforcimin e parë, mposht të gjithë për Groetzkan

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 05 October 2017

Juventusi pritet ta bëjë një goditje të madhe në afatin kalimtar të janarit. 

Leon Groetzka, mesfushor gjerman i Schalkas është afër Zonjës së Vjetër.

Ai ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve si Barcelona, Liverpool dhe Manchester United.

-Advertisement-

Kontrata e tij me Schalken skadon me 30 qershor.

Juventusi nuk ka ndërmend të presë dhe synon ta marrë futbollistin në Torino sa më shpejt të jetë e mundur.

Shtypi italian e sheh si të kryer çështjen, duke shkruar se Groetzka i ka thënë po “Zonjës së Vjetër”.

Marotta dhe Paratici mund të mbyllin në javët e ardhshme marrëveshjen.

Schalke nuk do të arrijë ta mbajë mesfushorin nëse nuk e bind të rinovojë kontratën dhe lojtari ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera