Sport

Juventus me vendim të papritur për Dybalan

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 28 December 2017
Juventus raportohet të ketë refuzuar 79 mln euro plus Henrikh Mkhitaryan nga Manchester United për Paulo Dybala.

Sipas The Sun, United i ka vënë syrin Dybalas pasi është ftohur pista e Antoine Griezmann, por Juve ka vendosur një çmim 97 mln euro për sulmuesin argjentinas.

Gazeta shpjegon se Djajtë e Kuq janë të dëshpëruar për të përforcuar ofensivën e tyre dhe nuk kanë më besim te lojtari i Armenisë, i cili nuk ka impresionuar që kur u transferua në Old Trafford nga Borussia Dortmund.

28-vjeçari është përfolur për një kalim tek Inter, ndërsa Dybala është rikthyer në listën e golashënuesve të Juves me golin ndaj Genoa-s në Coppa Italia pasi kishte humbur dy ndeshjet e fundit në Serie A.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera