Sport

Juventus nuk heq dorë prej Emre Canit

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 14 October 2017

Juventusi është i gatshëm të pres deri në qershor të vitit të ardhshëm Emre Canin.

Calciomercato.com raporton se mesfushori pritet të largohet prej Liverpoolit gjatë verës pasi që i mbaron kontrata me The Reds.

Zonja e Vjetër u përpoq ta transferonte turko-gjermanin gjatë kësaj vere, por nuk mundi të arrij marrëveshje me skuadrën e Anfield Road.

-Advertisement-

Can për Liverpoolin ka luajtur deri më tani 95 ndeshje dhe ka shënuar shtatë gola

Por, bardhezinjtë do të kthehen, jo në janar, siç kanë raportuar shumë media, por në verën e vitit 2018.

Reds do të vazhdojë të shpresojë që mund ta bindin për një marrëveshje të re 23-vjeçarin, i cili shihet si lojtar tejet i rëndësishëm i të kuqve.

Theksojmë se mediat italiane kishin shkruar se kampioni italian ka ofruar rreth 35 milionë euro për shërbimet e Canit.

Ndryshe, për ta pasur në radhët e veta futbollistin po këmbëngul edhe kampioni aktual gjerman, Bayern Munich.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera