Sport

Juventus në ndjekje të talentit portugez

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 09 January 2018

Juventus raportohet të ketë dërguar skautët në për të parë talentin e Porto-s Diogo Dalot, ai ka një klauzolë 20 mln euro.

18-vjeçari i cili luan si mbrojtës i djathtë ka debutuar me ekipin e parë këtë sezon ndaj Lusitano G.C në Taça de Portugal.

Dalot është një lojtar i përfaqësueses së U20 të Portugalisë dhe sipas Corriere di Torino, Bardhezinjtë kanë dërguar skautët për ta parë te Porto B.

-Advertisement-

Gjithsesi, Porto nuk ka ndërmend ta shesë talentin i cili ka një klauzolë 20 mln euro, shumë më shumë se sa Juventus është gati për të paguar për të riun me aq pak eksperiencë.

Prandaj skautët e Juventus-it do të marrin sa më shumë informacion për lojtarin, por me shumë mundësi drejtuesit e Zonjës nuk do të bëjnë një lëvizje serioze për të të paktën për momentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera