Sport

Juventus e paralajmëron PSG-në për Dybalan

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 02 January 2018

Gjiganti italian Juventus e ka paralajmëruar Paris Saint-Germainin se nuk bindet lehtë për ta shitur yllin argjentinas, Paulo Dybala.

Dybala, 24-vjeçar, ka shënuar 14 gola në 18 paraqitje për “Zonjën e vjetër” këtë sezon, si dhe ka dhuruar tri asiste, transmeton Express.

Por, së fundmi ai është aktivizuar shpesh nga banka rezervë, por në ndeshjen e fundit në fitoren e Juves 3-1 ndaj Veronës, Dybala shënoi dy gola. Kjo ishte ndeshja e parë si startues për të që prej derbit kundër Napolit më 1 dhjetor.

Dhe tani Juventus i ka dërguar mesazh të fortë PSG-së, duke thënë se Dybala nuk do të shitet në verë. E po ashtu e ka bërë të qartë se nëse PSG dëshiron ta blejë atë, Juve nuk do të bindet lehtë.

-Advertisement-

E tërë kjo vjen pasi mediat raportuan se vëllai dhe agjenti i Dybalas, Mariano, kishte nisur kontakte me PSG-në

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera