Sport

Juventus e Inter i bashkohen garës për Smalling

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 19 November 2019

Juventus dhe Inter janë bashkuar në garën për mbrojtësin e Romës, Chris Smalling.

Smalling është huazim te Roma dhe i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet në Seria A.

Për momentin anglezi po cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në ligën italiane këtë sezon, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Sipas mediave italiane, Roma është duke provuar të kompletojë transferimin e lojtarit.

Por ka disa spekulime që “Zonja e Vjetër” dhe “neurzurët” po shfaqin interesim të madh gjithashtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera