Sport

Juve nis “mësymjen” për De Ligt, përfshin edhe talentin bardhezi në operacion

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 18 March 2019

Matthijs de Ligt, mbrojtësi qendror i Ajax-it, i datëlindjes 1999, vazhdon të jetë objektivi kryesor i Juventusit për sezonin e ardhshëm. Siç raportohet nga “Tuttosport”, interesimi i Juventusit nuk ndalet dhe, në të vërtetë, tashmë ka nisur një fazë të re negociatash.

“Zonja e Vjetër” do të sfidojë Ajax-in në Ligën e Kampionëve, në dy përplasje të vlefshme për çerekfinalet. Sidoqoftë, para këtij “konfrontimi” sportiv, Paratici dhe i gjithë lidershipi bardhezi kanë “futur në rreth” një datë tjetër: të dielën e ardhshme. Fjala është për ditën kur Holanda do të presë Gjermaninë në “Johan Cruijff Arena”, në kualifikuesen e “Euro 2020”.

Disa nga emisarët e “Zonjës së Vjetër” pritet të jenë në stadium për ta ndjekur nga afër talentin holandez. Në krye të “ekspeditës” do të jetë vetë Paratici. Drejtori sportiv i Juventusit dëshiron të nxitojë, duke e ditur se për De Light interesohen edhe Barcelona, PSG e Manchester United.

-Advertisement-

Për ta bërë të vetin këtë futbollist, ai është i gatshëm të sakrifikojë Moise Kean, që pëlqehet shumë nga Ajax dhe menaxhohet nga i njëjti person si De Ligt, Mino Raiola. Çmimi i kartonit të mbrojtësit holandez është rreth 70 milionë euro, ndërsa përfshirja e Kean në operacion do ta ulte atë në mënyrë të konsiderueshme.

Ndërkohë, ekziston edhe emri alternativë, Ruben Dias, mbrojtësi i Benfica. Ky lojtar pëlqehet shumë nga bardhezinjtë dhe do të ishte shumë më i arritshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera