Sport

Juve me plan për transfer të Pogbas dhe Iscos në janar

Autori: Gazeta inFokus 15:20 | 07 December 2018

Sipas Tuttosport, bardhezinjtë i kanë përfunduar prioritetet e tyre për tregun e transferëve për 2019 m

Një plan pritet që të rritet niveli i kampionëve të Italisë që do të bëhet nga janar në qershor.

Targeti numër 1 i tyre është mbrojtësi i Ajaxit Matthijs de Ligt.

-Advertisement-

Mbrojtësi i lindur në vitin 1999 është i kërkuar edhe nga Barcelona dhe Paris Saint-Germain; Ajax kërkon s’paku 50 milionë euro për të, me Juventusin që ka përparësi shkaku i Mino Raiolas.

Ëndrra tjetër e Juventusit janë emrat e Paul Pogbas dhe Iscos. Marrëdhëniet në mes të mesfushorit francez dhe Mourinhos janë në pikë e tyre më të ulët, me Djajtë e kuq të cilët do ta lënë atë të largohet në janar nëse marrin një ofertë të mirë.

Siç raporton Tuttosport, kthimi i Pogbas mund të materializohet qysh në afatin e janarit, ashtu si edhe ajo e Iscos nga Real Madridi. Solari po vazhdon që mos ta inkuadrojë atë, duke e mbajtur atë jashtë formacionit të parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera