Sport

Juve-Chelsea, arrihet marrëveshja për Higuain

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 January 2019

Ajo që ishte në ajër gjatë gjithë ditës tashmë po realizohet: Gonzalo Higuain do të transferohet te Chelsea dhe praktikisht është arritur marrëveshja.

Lajmin e bën të ditur gazetari i mirënjohur italian Gianluca Di Marzio në ‘Calciomercato – L’Originale’ në Sky Sport.

“Menjëherë pas Superkupës, Juventusi dhe Chelsea, me miratimin e Milanit, kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Higuain në Londër. Do të jetë një huazim 6-mujor, që do të bëhet huazim i detyruar edhe për një sezon tjetër, lidhur me numrin e ndeshjeve dhe objektivat e arritur nga lojtari

-Advertisement-

.”Chelsea nuk do ta blejë gjithë kartonin e futbollistit, por nëse Higuain arrin një numër ndeshjesh dhe golash, huazimi do të rinovohet automatikisht. Kjo është formula për të cilën është arritur marrëveshja”.

Kjo do të thotë që Chelsea merr Higuain, Milani eviton shpenzimin e milionave të tjera, Morata shkon në Spanjë dhe Milanit i mbetet të hidhet në sulm totalisht vetëm për Piatek. Në të kundërt, do të tentohet Pato.

“Higuain i ka kushtuar Milanit 17 milionë euro deri tani: 9 milionë huazimi dhe 8 milionë bruto paga”, shton Di Marzio.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera