Fokus

Jusuf Buxhovi: Struktura politike e Kosovës, strukturë kriminale

Autori: Valon Rogova 11:43 | 09 February 2019

Kështu e quajti strukturën aktuale të politikës kosovare, Jusuf Buxhovi, publicist dhe një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai, për Gazetën inFokus, theksoi se sot, nga çka ka qenë në kohën e mëparshme, kemi një politikë e cila gjithçka por veç në shërbim të qytetarëve nuk është.

Ai, u shpreh i shqetësuar se kjo situatë nuk do të ndryshoj edhe për një kohë të gjatë.

-Advertisement-

“Është koha që e përcakton politikën dhe sjelljen e njerëzve. Përpara ka qenë kohë e caktuar kur është kërkuar një çasje tjetër. Më herët politika është përbërë nga resursi intelektual ndërkaq sot është e përbërë nga resurset e krimit dhe strukturave kriminale”, tha Buxhovi.

Buxhovi, ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, pati thënë “tani se del në pah përgjegjësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” që, si para 29 vitesh, por tash e reformuar dhe e liruar nga mentaliteti i feudeve dhe tuxharëve të ndryshëm, bashkë me të gjitha forcat patriotike të vendit, të marrë përsipër mbrojtjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha kurthet dhe pazaret ngado që vinë në mënyrë që ai të vazhdojë rrugën e vet në përputhje me vlerat e civilizimit europian./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera