Lajme

Jusuf Buxhovi: Lufta e UCK-së nuk ka qenë e paster

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 11 July 2019

Historiani Jusuf Buxhovi, në një intervistë të emisionit Rubikon, u ftua të flas rreth disa temavë shumë të ndishme në opinionin publik. Kryesisht u diskutua rreth vrasjes së 102 anëtarëve të LDK’së pas luftës dhe marrja e pushtetit nga UÇK’së pas luftës ishte një puç.

Në intervistë e sipër, Buxhovi tha se UÇK’ja nuk ishte e pastër sepse janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së

“UÇK’ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK’së”, ka thën Buxhovi.

-Advertisement-

Shkrimtari Buxhovi gjithashtu ka komentuar edhe ndërkombëtarët dhe rezolutën 1244.

“Në Kosovë ka ndodh një fenomen shumë interesant sepse faktori ndërkombëtarë është kujdes që Rezoluta 1244 të sjellë një infrastrukturë demokratike në një shtet të lirë ku çlirimi të kthehet në liri dhe çlirimi të kapet nga çlirimtarët dhe për këtë fajin më të madh e kanë faktori ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera