Rozë

Justin Biber: Fama më bëri të drogohem dhe të mendoj vetëvrasjen

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 03 September 2019

Ylli i muzikës, Justin Bieber ka bërë një postim mjaft prekës në Instagram, teksa ka folur për betejat me të cilat është përballur në jetën e tij.

Ai foli për sfidat që ka kaluar, të cilat i vijnë nga fama që në moshë të vogël, duke u shprehur se ishte vetëm 13 vjeç, kur admirohej nga miliona njerëz në mbarë botën.

‘Është e vështirë të dalësh nga shtrati në mëngjes me qëndrimin e duhur, teksa ke një jetë të mbingarkuar. Ti duhet të përballesh me të kaluarën, punën, përgjegjësit, emocionet, familjen, financat dhe marrëdhëniet që ke”, shkroi ai.

-Advertisement-

“Ndonjëherë madje mund të arrish deri në pikën kur as nuk dëshiron të jetosh më.”

Nuk është hera e parë që këngëtari ka folur për betejën e tij me depresionin që iu shkaktua nga fama.

Por në postimin në Instagram të hënën, Bieber shkon në detaje më të mëdha në lidhje me jetën e tij.

“Fillova të merrja drogë kur isha 19 vjeç. Më janë dashur vite për ta kaluar këtë dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura , e për të ndryshuar zakonet e mia”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera