Rozë

Juristja seksi shqiptare tregon sekretet: Punoj fort, ja pse bëj jetë luksi (Fotot)

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 15 November 2019

Njihet si “juristja më seksi shqiptare”, edhe pse Redona Koçi nuk e ushtron profesionin e saj.

Me fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen me luksin e saj, ndaj për “Panorama Plus” rrëfen se si është jeta e një modeleje jashtë “Instagram”-it.

Në postimet e tua në “Instagram” bie në sy luksi në stilin e jetës që bën. A mund ta konsiderosh veten të pasur?

-Advertisement-

Jeta ime është si shumica e njerëzve: me të mira, të këqija, me ulje dhe ngritje. Prandaj luftoj shumë dhe kam ambicie.

Kur familja jote punon fort dhe ti bashkë me ta, ia lejon vetes edhe “luksin”. Ndërsa për pjesën nëse do e konsideroja veten të pasur, do të thosha shpirtërisht po, është e vetmja pasuri e bukur që nuk ka çmim.

Më parë komentoheshe si avokatja seksi, që meshkujt të luteshin t’i përfaqësoje e mbroje në çështje gjyqësore. Mendon se një vajzë kaq e bukur si ti do të transformohej në botën e egër të drejtësisë?

Nëse do të angazhohesha në botën e drejtësisë, do të mundohesha që askush dhe asgjë të më transformonte personalitetin tim.

Termi “veting”, çfarë ndjesie të shkakton këto kohë kur e dëgjon? Fjala “veting” është bërë periodike së fundmi, prandaj nuk më shkakton asnjë lloj ndjesie.

Nëse do ta ushtroja profesionin, atëherë do isha e predispozuar të jepja një opinion real. Në të kundërt, këtu në vendin tonë gjithçka është komplekse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera